Maqedoni

Mariçiç: Sipas ligjit, regjistrimi duhet të nis nesër

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç tha se

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç tha se nuk kanë arritur të bien dakord për mbajtjen e seancës në lidhje me shtyrjen e regjistrimit, sipas tij “falë një  grupi parlamentar të opozitës”, transmeton Alsat. Mariçiç kujtoi se regjistrimi, sipas ligjit aktual, duhet të fillojë nesër dhe nëse regjistruesit dalin në terren dhe mbledhin disa të dhëna, ato do të merren parasysh edhe në të ardhmen, shkruan REL.

– Advertisment –

“Kjo është pyetje për Entin Shtetërorë për Statistika të cilët nëse ndjekin `shkronjat` e Ligjit, aktivitete të caktuara duhet të fillojnë. Çfarëdo veprimesh që të ndërmerren, do të jetë vlerësimi i tyre” tha ministri Mariçiç.

Në lidhje me: Xhaferi: S’ka marrëveshje për mbajtjen e seancës për shtyrjen e regjistrimit