Sport

Maradona kërkoi që trupi i tij të balsamohej dhe të ekspozohej në muze

Një letër e nënshkruar nga Diego Armando Maradona më 13 tetor dëshmon se legjenda e Argjentinës dhe Napolit kishte kërkuar që trupi i tij të balsamohej dhe të ekspozohej në një muze.

Maradona e kishte shprehur këtë amanet në një letër që ia kishte dërguar avokatit të vet, Matias.

Letra e tij është publikuar nga tabloidi britanik The Sun.

“Pas një analize të thellë, dua ta shpreh dëshirën që pas vdekjes sime, trupi im të balsamohet dhe të ekspozohet në muze, i rrethuar nga trofetë e mi”, shkruhet në letër.

Maradona vdiq më 25 nëntor nga një sulm në zemër.

Mario Baudry, avokati i partneres së fundit të Maradonës, Veronica Ojeda, shtoi: “Plani është ta krijojmë një mauzole diku që tifozët ta vizitojnë”.

“Kjo është diçka për të cilën kishte biseduar edhe Maradona me vëllezërit e vet”, shtoi ai.