Maqedoni

Maqedonia kërkon 800 mijë vaksina kundër Kovid-19

Aplikuam për vaksinën kundër Kovid-19 përmes Kovaks mekanizmin dhe keni qasje deri tek sasia përkatëse për vaksinimin e popullatës, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Vendosëm, theksoi ministri, kjo të jetë 20 për qind sipas rekomandimit të komitetit për imunizim, nga dy doza ato janë 800.000 doza për të cilat tani më kemi aplikuar.

“Dje u lejua sasia jonë atje. vaksina e parë e cila do të arrijë në treg do të jetë e barabartë me shpërndarjet mes të gjitha vendeve anëtare të cilat kanë aplikuar përmes Kovaks mekanizmit. Do të thotë se kur do ta marrin vendet e zhvilluara atëherë do ta marrim edhe ne”, shtoi Filipçe duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas hapjes së kapacitetit prodhues të kompanisë së parë vendore të licencuar për kultivimin e kanabisit mjekësor “NJSK Holding”.