Ballkan

Maqedonia e Veriut regjistron shifra të larta të personave që kanë humbur jetën nga Covid-19! Ja si paraqitet situata

Maqedonia e Veriut vazhdon të regjistrojë shifr

Maqedonia e Veriut vazhdon të regjistrojë shifra të larta të personave që kanë humbur jetën nga Covid-19. Kështu në 24 orët e fundit 45 persona nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 105 pacientë.



Ndërsa të shëruar kanë qenë 403 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Verit janë realizuar 724.668 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.685 persona.

Nga personat e infektuar, 133.473 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.936 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 14.276, raporton Alsat.