Maqedoni

Maqedonia e Veriut fik dritat për nder të planetit Tokë

Vila Vodno, “Ora e planetit Tokë”

<

Shumë lokacione në Shkup dhe Ohër mbrëmjen e sotme, respektivisht rreth orës 20:30 janë kapluar nga terri, si pjesë e aksionit “Ora e planetit Tokë”, transmeton Alsat. Në mesin e lokacioneve që janë përfshirë në aksion janë, Vila Presidenciale “Vodno”, godinën e Qeverisë, Sheshin “Maqedonia” në Shkup, të gjitha ndërtesat dhe urat përgjatë lumit Vardar, Kalaja e Shkupit, “Porta Maqedoni”, parqet në komunat e Shkupit, Aerodromit dhe Karposhit. Ndërkaq në Ohër janë përfshirë objektet si Kalaja e Samoilit, shëtitorja “Maqedonia”, kishat Shën Sofia, Plaoshnik dhe Kaneo.

– Advertisment –

Sheshi Maqedonia, “Ora e planetit Tokë”

Edhe këtë vit aksioni është shënuar në mënyrë virtuale, me mbajtjen e konferencës së parë digjitale klimatike në botë nën moton “A po e kthen natyra goditjen?”

“Ora e planetit Tokë” filloi si një ngjarje simbolike në Sidnei gjatë vitit 2007 ndërsa tani po shënohet në më shumë se 180 vende dhe territore si një moment global i solidaritetit për planetin tonë. Aksioni u zhvillua në më shumë se 8.000 qytete në mbi 180 shtete të botës. Maqedonia e Veriut është pjesë e këtij projekti për të 12 herë me radhë.

“Ora e planetit Tokë”
Qeveria, “Ora e planetit Tokë”