Lajme

Maqedoni e Veriut, ora policore nga dita e mërkurë të fillon prej 23:00

Shtabi qendror i krizës në Maqedoninë e Veriut,

Shtabi qendror i krizës në Maqedoninë e Veriut, ka propozuar në Qeveri masa të reja restriktive për mbrojtje nga COVID-19, që pritet të shqyrtohet të martën e 4 majit.

Ky shtab propozon orë policore prej orës 23:00, ndërsa objektet hotelierike të punojnë deri në ora 22:30, njëjtë duke përdorur vetëm ambientet e tarracës, njofton Insajderi.

Këto masa sipas shtabit të krizës duhet të vlejnë nga dita e mërkurë (5 maj), gjithmonë nëse të njejtat pranohen nga Qeveria e Maqedonisë Veriore.

Arsyeja për lehtësimin e masave sipas Shtabit të krizave, është për shkak të përmirësimit të numrit të infektimeve dhe ulja e numrit të rasteve aktive. /Insajderi.com