Lajme

Malishevë: Lëndohet një person në vendin e punës

Një person është lënduar të enjten derisa ishte

Një person është lënduar të enjten derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në Malishevë, njofton Insajderi.

Pas lëndimeve që ka pësuar, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ky rast është duke u hetuar nga njësiti policor dhe inspektorët.

“RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS Malishevë 22.04.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime deri sa ishte duke punuar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe inspektorët e punës të cilët janë duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur policia. /Insajderi.com