Një makinë tip ‘Benz’ A class është përfshirë nga flakët para pak orësh në Sukth, Durrës. Shërbimet zjarrfikëse mbërritën me vonesë në vendngjarje dhe për pasojë automjeti u shkrumbua plotësisht.
Mirëpo kjo skenë ka hutur shoferët që kalojnë aty pranë, duke shkaktuar aksident.
Nga pakujdesia dhe shpërqendrimi, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Makinat e përfshira në aksident janë po të tipit ‘Benz’, një GL dhe një ML.
Nuk raportohet për viktima.
Lexo edhe: Sukth/ ‘Benzi’ shpërthen në flakë, shkrumbohet tërësisht (Foto+Video)
Etiketa: huton shoferet, makina ne flake, shkakton aksident