Sport

Majlinda Kelmendi na nderon sërish, fiton medalje ari në “grand slamin” e Abu Dhabit

Në golden score, 28-vjeçarja nga Peja tregoi

Në golden score, 28-vjeçarja nga Peja tregoi përvojën e madhe dhe qëndrueshmërinë duke e hedhur në dysheme italianen me një hedhje ippon.

Kelmendi e arriti finalen e dytë në karrierë në Abu Dhabi pa ndonjë vështirësi, duke e hedhur në dysheme çdo xhudiste që i doli përpara.

Rundin e parë, ajo e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e dytë e mundi Salimata Fofanan. Në rrethin e tretë e mposhti Anna Kazyulinan e Kazakistanit, para se ta shkatërronte Park Da Solin për një vend në gjysmëfinale.

E për ta siguruar finalen, kosovarja e mundi britaniken Chelsie Giles në gjysmëfinale.

Ndërkohë, sot gjatë ditës Kosova u përfaqësua edhe nga Nora Gjakova, në kategorinë deri në 57 kilogramë, por ajo u eliminua në rrethin e tretë, duke mbetur pa medalje.