Sport

Lyon ulë çmimin e Depayt, i jep edhe tre ditë afat Barcelonës

Gazeta prestixhioze franceze, L’Equipe shkruan sot se Lyoni ka pranuar që të ulë çmimin e yllit të skuadrës, Memphis Depay.

Presidenti i skuadrës franceze, Jean Michael Aulas është i gatshëm të dëgjojë oferta edhe nën 25 milionë euro.

Aulas i ka dhënë afat Barcelonës deri me datë 2 tetor që të bëjnë ofertë për holandezin. Pas kësaj date Lyon nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë të mundshme për asnjë futbollist të kësaj skuadre.

Koeman tani është në dyshim nëse Depay është futbollisti që do t’i përgjigjej skemave të tij.