tjera

LUSHTAKU: SHUMICA E VRASJEVE TË PAS LUFTËS JANË KRYER NGA SHËRBIMET SERBE

Duke folur për vrasjet e pasluftës, ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku në “Debat” të RTK-së ka thënë se një pjesë e madhe e këtyre vrasjeve janë bërë nga shërbimet serbe.

Sipas tij, kjo është bërë me qëllim të caktuar për të nxitur përçarje ndërmjet shqiptarëve.

“Një pjesë e vrasjeve pas luftës janë bërë nga shërbimet serbe. Cili ka qenë interesi jonë me vra pas luftës, i kemi pas mundësitë në luftë, e nuk e kemi bërë”, ka thënë ai.

Lushtaku tutje ka thënë se drejtësia duhet të merret me të gjithë ata që kanë kryer vrasje pas luftës.

“Çdo vrasje duhet të zbardhet, por jo të krijohet Gjykatë Speciale me kërkesë të Rusisë dhe Serbisë”, ka thënë ai.