Opinione

Lumir Abdixhiku, frymë e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike t

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur kryesinë e re, katër nënkryetarët dhe sekretarin e partisë.

Në kryesinë e re, të propozuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, nuk janë përfshirë ish-nënkryetarët e partisë Agim Veliu dhe Haki Rugova.

Anëtarë të kryesisë së re të LDK-së nuk janë as Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.

Kjo është lista e kryesisë së re të LDK-së e bërë publike nga mediat, ku përfshihen, kryetari, katër nënkryetarët, sekretari organizativ, kryetarja e Forumit të Gruas dhe kryetari i Forumit të Rinisë.

Me bindje te thelle e përsëris se “Lumir Abdixhiku, është frymë e re LDK-së, dhe shpresa e se ardhmes së saj, çdo alternative tjetër do të ishte fatale për ardhmërinë e këtij subjekti.

Si rrjedhojë, ky është ndryshimi, fryma e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kurse pakënaqësitë e shprehura nga garda e vjetër e LDK-së pas reformimit të LDK-së nuk besoj se mund të ndikoj  garda e vjetër në politik bërjen e këtij subjekti , si rrjedhojë duke e ditur pasojat që i ka shkaktuar këtij subjekti politik për vite të tëra, në krye me ish kryetarin e saj, Isa Mustafa i cili e kishte sjellë këtë subjekt politik në buzë të greminës, andaj fryma e re do te jete mjaftë skeptikë dhe nuk do të lejon që të përsëritet avazi i vjetër duke luajtur me fatin e partisë për interesa klanore.

Lumir Abdixhiku, tani ka fuqinë e plotë politike në subjektin e tij, pasi që ka marr betimin dhe mbështetjen nga elektorati i LDK-së, pas një zbehje të këtij subjekti i cili u pa në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

Në fund, theksoj se pas këtij procesi, Lidhja Demokratike e Kosovës do të funksionojë ndryshe dhe do të rikthejë besimin e humbur te  elektoratin e tij. Autori është anëtar i Akademisë Shqiptare-Amerikane  ne SHBA