Maqedoni

Luma: Brenda 5 viteve qytetarët do të kenë gaz në shtëpitë e tyre

Ismail Luma pranë Ministrisë së Ekonomisë, i ftuar në emisionin  “Magazina Ekonomike, në Alsat tha se qeveria po bën maksimuni për të çuar çuar përpara projektin e gazifikimit të vendit. Ai tha se gazifikimi i vendit veçmë ka filluar dhe siguroi se brenda 3-4 viteve, eventualisht 5, vendi do të jetë i kyçur i gjithë në rrjetin e gazit dhe amviseritë do të mund ta shfrytëzojnë atë.

Gazifikimi i vendit është një nga projektet më prioritet të qeverisë dhe si proces ka filluar, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për t’u shpallur dhe mendojmë që pas kompletimit të procedurës do të shpallim edhe fituesin e kompanisë e cila do të gazifikojë Maqedoninë e Veriut. Por, rrjeti i gazifikimit veçmë ka filluar të ndërtohet dhe brenda 3-4 viteve, eventualisht 5 viteve gati do të mbërrijë te qytetarët- tha Luma.

Loading…