Opinione

Lulzim Basha pritet realisht si Kryeministër!

Mbas 17 ditësh do të zhvillohen zgjedhjet e 25

Mbas 17 ditësh do të zhvillohen zgjedhjet e 25 Prillit.

Lulzim Basha kryetari i PD-së dhe lideri i Aleancës për Ndryshim po zhvillon një tur elektoral në të gjithë Shqipërinë.

Nëse Edi Rama ka filluar vetminë e madhe dhe nuk është në gjendje të grumbullojë as antarët e Rilindjes dhe të majtët, Lulzim Basha pritet në të gjithë Shqipërinë si Kryeministër i vendit.

Të gjithë opozitarët, por edhe punonjësit e administratës së Edi Ramës, policët, mësuesit, mjekët, punonjësit e ministrive, specialistët kanë besim tek kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha.

Në 8 vite të një qeverisje të mbrapshtë  Edi Rama ka ushtuar presion psikologjik tek administrata publike, duke filluar me largime klienteliste nga puna dhe presione të të gjitha formave.

Prandaj administrata gjen forma te protestoje, per padrejtesite ne 8 vite dhe Edi Rama therret ne ndihme, shtetin policor, besniket e tij.

Prandaj Lulzim Basha nuk pritet në aktivitetet politike si lider opozitar por si kryeministër!

Të gjithë shqiptarët besojnë tek ndryshimi më 25 Prill!

Edi Rama ka mbetur i vetmuar dhe i ilzoluar në vetminë e tij, humbjen e tij me turp!

Edi Rama komandon vetëm drejtuesit politikë besnikë të Rilindjes dhe grupin e ardhshëm të Rilindjes në opozitë në parlament!

Të gjithë e duan dhe shpresojnë tek ndryshimi, prandaj Lulzim Basha pritet si kryeministër i vendit!

Edhe 17 ditë dhe Edi Rama, do të jetë “shefi i opozitës”, prane kompjuterit ne Surrell, nëse të majtët e pranojnë të tillë!