Sport

Luiza Gega siguron kualifikimin në Botëror,  e dyta në turneun në Angli

Luiza Gega ka siguruar një biletë për Kampionat

Luiza Gega ka siguruar një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura, që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd, duke e nisur vitin 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme,



Gega ka marrë pjesë sot në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli, një nga etapat kualifikuese për pjesëmarrjen në Botëror dhe ia ka dalë të arrijë normën që ishte fokusi i saj në këtë aktivitet.

Norma për pjesëmarrjen në Botëror ishte 8.49.00 dhe ajo doli e dyta me kohën 8:47.53 në këtë garë. Sipas trajnerit Taulant Stërmasi. për ta bërë këtë, Gega u desh që të diktonte ritmin për pjesën më të madhe të garës, pasi në startin e saj kishte një kohë shumë të ngadaltë nga garueset.