Maqedoni

Luboten, nxënësit ja mësynë shkollës

Në Luboten të Shkupit nxënësit së bashku prind

Në Luboten të Shkupit nxënësit së bashku prindërit e tyre sot ia mësynë shkollës për të ndjekur mësimin me prani fizike pasi siç thonë nuk kanë kushte për mësim online. Por, ata nuk hynë në shkollë pasi drejtuesit e shkollës i paralajmëruan me pasojat që mund të përballen nga shkelja e vendimit të qeverisë.

“Këto janë nxënësit nga klasa e katërt e deri në të nëntën që mësimin e ndjekin në Shkollën fillore “ Liman Kaba” në Luboten. Në orën 8 të mëngjesit këta nxënës kanë ardhur në oborrin e shkollës që mësimin duke filluar prej sot ta ndjekin me prani fizike edhe përkundër vendimit të Ministrisë së Arsimit që nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën, mësimin ta ndjekin përmes Platformës nacionale”

Reklamo bizensin tuaj ketu

Paralajmërimet ishin që fëmijët sot do të hynin nëpër klasa për të ndjekur mësimin të ulur në bankat e shkollës. Diçka e tillë, siç mëson Alsat, nuk ndodhi, për shkak se drejtoresha e shkollës, e cila edhe pse thotë se kanë kushte për realizim të mësimit me prani fizike, ka informuar prindërit se fëmijët nuk mund t’i pranojë, pasi çdo shkelje e vendimeve të Qeverisë sanksionohet. Por prindërit nuk luhaten nga qëndrimi i tyre për bojkot të mësimin online.

Tre fëmijë i kam në shkollë në klasën e tetë, të shtatën dhe të katërtën. Ato kushte ne nuk i plotësojmë dot për online edhe internet është i dobët. Për hapësira ndoshta dikush po, dikush jo. As 5% e nxënësve nuk mund t’i plotësojnë ato kushte që kërkon ministrja për mësim online”-tha Jahi Rexhepi, prind.

Ne i pranojmë edhe sanksionet, vetëm e vetëm që fëmijët të na mësojnë në shkollë… Le të sjellë për secilin nxënës nga një laptop apo mjet për të mësuar në shtëpi dhe nuk është problem.”-pohoi Suan Saliu, kryetar i Këshillit të Prindërve.

Kemi vendosur, sepse nuk kemi kushte ne t’i mësojmë fëmijët. Kanë lajmëruar për sanksione, sepse duan t’i shesin kompjuterët, nuk hyjnë në detaje se a kam unë mundësi të blej kompjuter për 5 fëmijë”-pohoi Musli Muhamer, prind.

Pjesëtarë të stafit të Shkollës Fillore “ Liman Kaba”, thonë se ka nxënës që kyçen për ndjekje të mësimit online, mirëpo shtojnë se mungesa e kushteve bën që ai numër të jetë shumë i vogël. Një problem tjetër për t’u zgjidhur është edhe pajisja e mësimdhënësve me mjete punë.

“Shkolla jonë i plotëson kushtet, ndoshta jo 100%, për prezencë fizike. Edhe pse janë trajnuar arsimtarët, pajisjet në shkollë nuk janë të mjaftueshme. Kemi kërkuar nga Komuna që të ndërrojnë rrjetin e internetit. Arsimtarët do t’i pajisin me tableta, mirëpo lind pastaj problemi se si nxënësit dhe prindërit do të pajisen.”

Evi Shkopi