Kosovë

Lubonja: Luftërat nuk duhet idealizuar sepse sjellin dhunë, andaj ekzistojnë lëvizjet pacifiste

Shkrimtari Fatos Lubonja në emisionin Pressing të T7, ka thënë se luftërat në përgjithësi nuk duhet idealizuar sepse sjellin dhunë, prandaj edhe ekzistojnë lëvizje pacifiste. Lubonja kështu mendon edhe për luftërat që kanë ndodhur në Ballakn, ku sipas tij, ka pasur probleme dhe dhunë gjatë dhe pas luftës.

“Çështja tek ne është më komplekse sepse këtu vijmë të një lëvizje çlirimtare dhe duket se kjo akuzë sikur e deligjitmon apo e poshtëron këtë lëvizje çlirimtare. Unë nuk mendoj kështu sepse luftërat nuk duhet idealizuar apo mitizuar. Nëse ka lëvizjet pacifiste kudo në botë, është sepse lufta krijon shumë probleme gjatë kohës që ndodh, por edhe në të ardhmen ashtu siç ka ndodhur në Ballkan”, është shprehur Lubonja në Pressing.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndërsa për Specialen, Lubonja thotë se kjo gjykatë është krijuar nga miqtë tanë.

“Ne fillimisht duhet të përcaktojmë a është gjykatë e mikut apo e armikut. Nëse është e krijuar nga aleatët tanë, ne nuk mund të themi që është instrumentalizuar nga serbët”, ka thënë Lubonja.

“Në histori gjejmë shumë rate kur organizatat e ndryshme që e mbështesin politikën e tyre për pavarësi tek lufta kanë qenë në situata që kur kanë marrë pushtetin kanë treguar të gjitha defektet që ka sjellë lufta”, thotë Lubonja.

 Por, Lubonja  gjithashtu tha se lëvizjet e armatosura patjetër që kërkojnë liri përmes armës.

 “Duhet të kemi parasysh se lëvizjet e armatosura padyshim se kërkojnë liri përmes armës”, shtoi Lubonja.