Sport

Luajti për 13 vite në Itali, 36-vjeçarin e marrin peng në Nigeri

Christian Obodo, dikur ish-lojtar i Perugias, Fiorentinës, Udineses dhe Lecces në itali, është marrë peng në vendlindjen e tij, Nigeri.

Mesfushori 36-vjeçar i Apollon Smyrnis, u rrëmbye ndërsa ishte pranë qytetit Warri, që është qendra e rajonit Delta. Sipas një rindërtimi fillestar të fakteve, Obodo ishte në një makinë me partneren e tij dhe kur ndaloi në në rrugë iu afruan disa burra të armatosur që e detyruan të hipte në makinën e tyre.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Për momentin, rrëmbyesit ende nuk kanë kërkuar ndonjë shpërblim, por policia lokale beson se rrëmbyesit së shpejti do të bëhen të gjallë me kërkesat e tyre.

Në fakt, në Nigeri ka banda të shumta të specializuara në këtë lloj krimi. Obodo është rrëmbyer edhe në vitin në 2012. Me atë rast ai u la i lirë një ditë më vonë pasi u pagua një shumë prej 149 mijë eurosh për lirimin e tij.

Obodo arriti në Itali kur ishte vetëm 17 vjeç, në vitin 2001, kur fillimisht luajti për Perugian, dhe u largua nga futbolli italian pas 13 vitesh (2014), kur i shit nga Lecce te Dinamo Minsk.