Showbiz

Loredana në Kosovë, Mozzik e pret në aeroport

Loredana rikthehet në Kosovë, ndërsa zbulohet se Mozzik ishte ai që e mori nga aeroporti.

Mozzik dhe Loredana, dy rep artistë shqiptarë me famë ndërkombëtare shumë të përfolur për ndarjen e tyre e pastaj ribashkimin e mundshëm, së fundmi u panë së bashku në aeroportin e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur nga fansat e tyre, të cilët kanë zbuluar fotografi të tyre  nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ndonëse jo në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pak ditë më parë ata u panë në një qendër tregtare në Gjermani duke çmendur fansat e tyre për ndonjë mundësi ribashkimi, por asgjë më shumë.