Lajme

“Lokalet duhet të mbyllen” – Pipero: Të rinjtë s’po e marrin seriozisht Covid 19

“Lokalet duhet të mbyllen!

“Lokalet duhet të mbyllen!” Kështu deklaroi infeksionisti i njohur Pëllumb Pipero në studion e ABC News.

Mjeku u shpreh se rinia nuk po e merr seriozisht  pandeminë, dhe se kjo e fundit po shkon përtej çdo normaliteti, “brenda anormales së madhe në këtë situatë”.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Kapacitetet kudo në botë kanë një limit. Duhet pyetur, çfarë po bëj unë vetë, çfarë po bëjnë institucionet, lokalet për të mbajtur masat?…Rinia nuk e ka marrë seriozisht problemin”, – tha Pëllumb Pipero.

“Njerëzit duhet të rrinë sa më pak në lokale. Situata që po përjetojmë do më shumë kujdes, mirëkuptim. Ndoshta lokalet duhet të mbyllen pak më herët. Lokalet janë në mendimin tim vatra më e rrezikshme e transmetimit”, – vijoi Pipero.

I pyetur për impaktin që kanë pasur masat e marra së fundmi, e kryesisht maska, Pipero i komentoi si masa që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së virusit, dhe se duhet të mirëpriten.

“Ndërsa, sa i përket maskave: Në mjedis të jashtëm mundësia e marrjes së virusit është e vogël, por nuk përjashtohet. Sado të kufizohet numri i rasteve, është gjë e mirë. Duhet mbajtur kudo”, – përfundoi mjeku.


Etiketa: ,