Lajme

Lobimi/ Basha: Prokuroria e përdorur nga Edi Rama u tërhoq

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka re

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas akuzës që prokuroria ngriti ndaj tij. Basha tha se prokuroria e përdorur nga Edi Rama, u tërhoq nga akuzat e dy viteve me radhë.

“Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë. Më akuzuan për pastrim parash. Tha që kishte dokumente për financimet ruse dhe u tërhoq me turp. E vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës është çmontuar dhe 10% do i çmontojmë në gjykatë përmes të vërtetës. E vetmja gjë që më solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën. Lidhjes me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putinit në Europë.

Fabrikoi këtë akuzë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e dosjes 339, që publikoi gazeta Bild. Këto janë gënjeshtra. Rama tha se kishte prova për pastrim parash, vetëm që të heqë vëmendje  nga dosjet e bujshme të vjedhjeve të votave. Tha se ka dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që doli ishte se ishte akuzë e qesharake dhe e turpshme.

Tha se kishte dokumente hetimi ndaj PD, por nuk doli kështu. Prokuroria është detyruar të pranojë problemet. Edhe atë dosje në gjykatë do ta çmontojnë. Na akuzuan për pastrim parash, për mbështetje nga rusët etj. Ra 90 përqind. Atë 10 përqind do e zbërthejnë”, u shpreh Basha pë mediat, pas takimit me të rinjtë në Krujë.

Prokuroria ka ngritur akuzën “Falsifikimi i vulave, i stampava ose i formularëve” ndaj Bashës dhe Arben Ristanit. Ndërkohë dosja është bllokuar dhe nuk është dërguar për gjykim, pasi një nga prokurorët ka kundërshtuar ngritjen e kësaj akuze.


Etiketa: , ,