Sport

Liverpool fiton ndaj Arsenal – Jota debuton me gol

Kampioni i Premier Ligës, Liverpool, ka arritur

Kampioni i Premier Ligës, Liverpool, ka arritur që të shënojë fitore të rëndesishme ndaj ekipit të Mikel Arteta, njofton Insajderi.

Arsenal ka shënuar i pari gol, pas një gabimi të Robertson, ishte Lacazette që u gjend mirë në zonë, duke shënuar një gol të bukur në minutën e 25’.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Liverpool, reagojë menjëherë përmes Sadio Mane i cili shënoi pas një goditje të Salah, të cilën Leno e ktheu në këmbët e Mane.

Ai që bëri gabimin në golin e parë, Robertson, shfajësoi veten duke shënuar gol në minutën e 34’ dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Ndërsa në pjesën e dytë, ishte prapë Liverpool që insistonte të thellonte epërsinë, të cilën e arriti vetëm tek minuta e 88’, kur gol realizoi I sapo transferuari, Diogo Jota, I cili realizoi një gol të bukur nga vija e 16 metërshit.

Me këtë fitore, Liverpool, ngjitet në pozitën e dytë, pas Leicester dhe para Everton, me nga nëntë pikë secila./Insajderi.com.