Sport

LIVE: Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve

Ka përfunduar edhe pjesa e parë e vazhdimeve.


Ka përfunduar edhe pjesa e parë e vazhdimeve.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por pavarësisht kësaj shifrat nuk ndryshuan.


Ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes me rezultat 1-1, përballje kjo që fituesi do të përcaktohet në pjesën e vazhdimeve.

Pjesa e dytë e kësaj ndeshje i takojë tërësisht italianëve të cilët dominuan këtë 45-minutësh.

Ata arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 67-të përmes Leonardo Bonuccit.

Deri në përfundim të kohës së rregullt pati raste nga të dyja skuadrat, por shifrat nuk ndryshuan.


Italia ka arritur të barazoj rezultatin kundër Anglisë.

Golin e shënoi Leonardo Bonucci në miuntën e 67-të të ndeshjes.


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të EURO 2020.

Anglezët e nisën mirë këtë takim pasi shënuan qysh në minutën e dytë përmes Luke Shaw.

Në përgjithësi, kjo pjesë u karakterizua me lojë më të mirë të anglezëve, të cilët kishin raste më të mira për shënim.

Nga ana tjetër, Italia arriti të zhvillojë lojë më ofanzive vetëm pesë minuta pa përfunduar kjo pjesë.


Anglia ka shënuar golin e parë në minutën e dytë të ndeshjes.

Goli u shënua nga Luke Shaw pas një kundërsulmi të nisur mirë nga anglezët.


Fillon finalja e madhe mes Italisë dhe Anglisë.