Kosovë

Lista Serbe thotë se do ta dërgojë në Kushtetuese Kurtin

Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se këtij subjekti i takojnë dy ministri.

“E dini mirë që Lista Serbe ka të drejtë për dy ministri”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit ku pritet votimi i Qeverisë Kurti 2.

Sipas tij me 11 deputetë, Listës Serbe i takojnë dy ministri e jo një.

Simiq njëherit ka deklaruar se me këtë rast është bërë shkelje e Kushtetutës.

Lista Serbe nuk do të votojë qeverinë dhe do të ankohemi në Kushtetuese”, theksoi mes tjerash ai.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar në ekspozenë e tij kabinetin qeveritar të përbërë prej 15 ministrave. Sipas kësaj përbërje Lista Serbe do ta ketë vetëm ministrinë  për Komunitete dhe Kthim që pritet ta drejtojë Goran Rakiq.