Lajme

Lista e personave që po kërkohen nga Policia e Kosovës, nëse i njihni thirrni menjëherë në numrin 192

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me shënime të tjera të personave të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës, kohëve te fundit ka lëshuar disa kërkesa për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim arrestimin e personave të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Policia e Kosovës vazhdimisht kërkon që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar ta lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Por kush janë personat që kërkohen nga policia dhe për cilat vepra penale dyshohen?

Vetëm muajin e fundit policia ka publikuar fotografitë e pesë personave të kërkuar, në mesin e tyre edhe një shtetas i Shqipërisë, ky i fundit edhe i dënuar.

Leon Zekaj 24 vjeçar i lindur në Pejë, është i kërkuar për veprat penale: “Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”   dhe “ Vjedhje”.

Përparim Osmanaj 47 vjeç, i lindur në Durrës- Shqipëri, i dënuar dhe i kërkuar për veprёn penale: “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”

Labinot Zeqaj 32 vjeç nga Deçani, është i kërkuar për veprёn penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

Kushtim Haliti 37 vjeç i lindur në Pejë, i gjykuar, është i kërkuar për veprёn penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.             

Fidan Kelmendi 34 vjeç, është i kërkuar për veprёn penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

Drejtoia Rajonale e Policisё nё Pejё, ditë më parë ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarët ёshtё arritur tё arrestohen gjithsejtё dymbёdhjetё persona, me urdhёrarrest tё kёrkuar pёr vepra tё ndryshme penale.