Lajme

Lirohet nga arresti shtëpiak polici Harris Kelmendi

Është liruar nga arresti shtëpiak polici, Harri

Është liruar nga arresti shtëpiak polici, Harris Kelmendi, i cili kishte ushtruar dhunë mbi 18-vjeçarin, Leotrim Rama, brenda stacionit policor në vitin 2018, rast ky i cili u raportua edhe në media, përcjell Insajderi.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka thënë se Departamenti i Përgjithshëm Penal ka pranuar aktakuzën lidhur me të pandehurin H.K dhe sipas saj, seanca fillestare është caktuar të mbahet me datë 18 maj.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka pranuar aktakuzën lidhur me të pandehurin H.K. Seanca fillestare është caktuar të mbahet me datë 18 maj 2021. Të pandehurit në fjalë i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe i njëjti është duke u mbrojtur në liri”, ka thënë Gashi, në një prononcim për Telegrafin.

Polici, Haris Kelmendi kishte ushtruar dhunë mbi 18-vjeçarin tre vite më parë, brenda stacionit policor. Pas ngjarjes u shpërnda një video-inçizim në rrjete sociale ku e gjitha rrjedha e ngjarjes shihej e më pas u morën edhe masa nga organet e drejtësisë.

Kelmendi u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 48 orë, dhe posa e plotësoi këtë dënim prokurori Eset Rama e liroi Kelmendin me arsyen se ky i fundit u tregua i sinqertë gjatë deklaratave të përshkrimit të rastit. /Insajderi.com