Lajme

“Liria ka emër: Ata që sakrifikuan gjithçka për liri nuk e bënë që ta mbulojmë vendin me bërllog”

Luan Hasanaj, ambientalist, njëherësh edhe koordinator në organizatën jo-qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, ka reaguar lidhur me sasinë e mbeturinave të vërejtura tek banerët e vendosur së fundmi për hir të ish-anëtarëve të UÇK’së që po akuzohen nga Gjykata Speciale.

Hasanaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka publikuar disa fotografi që tregojnë sasinë e madhe të mbeturinave të hudhura në afërsi të banerëve me shkrimin “Liria ka emër”.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Vërtetë #liriakaemer, por ata që sakrifikuan gjithçka për #liri nuk e bënë atë që ta mbulojmë vendin me bërllog”, ka shkruar ambientalisti në postimin e tij.