Sport

Lionel Messi investon në një apartament 7.3 milionë dollarë në Florida të SHBA-së

Lionel Messi së bashku me familjen e tij ka ble

Lionel Messi së bashku me familjen e tij ka blerë një apartament me vlerë 7.3 milionë dollarë në Florida të Amerikës, njofton Insajderi.

Apartamenti ndodhet në ishujt Sani në ndërtesën e quajtur Regalia, teksa ndodhet në katin e nëntë të banimit.

Apartamenti ka katër dhoma gjumi, katër banjo dhe një tarracë me hapësirë 2100 metra katrorë.

Një ndër detajet më luksoze të apartamentit është se ka një frigorifer me kapacitet për një mijë shishe vere.

Ky nuk është investimi i vetëm i Messit në këtë zonë pas sulmuesi argjentinas zotëron dhe apartament pesë milionë dollarë në ndërtesën Posh Dizajn Tower e cila ndodhet në ishujt Majemi. /Insajderi.com