Lajme

Limaj thumbon Vjosa Osmanin: Po ka qejf me i thanë presidente

lKryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se detyra e Vjosa Osmanit është të mirëmbajë zyrën e presidentit në mungesë e jo të marrë kompetencat e plota.

“Shikoni, Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës dhe nuk i ka kompetencat e plota. Nuk është se e kanë zgjedhur për të qenë në atë pozitë. Ajo e mori atë pasi po mungon presidenti. Duket ajo po ka qejf me i thënë presidente se kryetare e Kuvendit”, tha ai.

“Duhet ta ketë të qartë se ajo është aty vetëm përkohësisht që pozita e presidentit të mos qëndrojë bosh”, shtoi ai.