Maqedoni

“Lidhja ndërkombëtare”, pensionistja e “730 mijë eurove” tha se Carovska e kishte dërguar te Boki-13

Pensionistja Liljana Todorovska nga Shkupi si d

Pensionistja Liljana Todorovska nga Shkupi si dëshmitare sot në sallën e gjyqit tregoi se si kanë mbërritur në llogarinë e saj 730 mijë euro nga biznesmeni nga Manastiri Siljan Micevski për ndërtimin e shtëpive të pleqve, përmes Lidhjes Ndërkombëtare të Boki 13. Ajo ka qenë autore e projektit. Projektin ia ka paraqitur edhe qeverisë së Nikolla Gruevskit. Por projekti atëherë nuk u realizua. Në vitin 2017, ajo ia tregoi idenë Ministres së atëhershme të Punës dhe Politikës Sociale nga radhët e LSDM-së, Milla Carovska. Por Carovska i ka thënë që idenë ta prezantojë në Lidhjen Ndërkombëtare. Dhe ashtu kishte vepruar. Ajo e kishte prezantuar projektin. Ka nënshkruar kontratë, por i është dhënë ta shohë vetëm fletën e fundit dhe Boki 13 i kishte premtuar 54 mijë euro honorar. Por, Todorovska thotë se nuk ka marrë para. Ajo madje ishte ftuar në Policinë Financiare dhe Prokurori pasi më shumë se 700 mijë euro ishin deponuar në llogari nga ana e biznesmenit, ndërsa paratë ishin ngrirë. Institucionet nuk kishin gjetur problem, ndërsa se gjithçka do jetë në rregull në hapësirat Lidhjes Ndërkombëtare, e ka ngushëlluar  Aleksandar Kiracovski, ish Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së.

– Advertisment –

“Pas seancës dëgjimore në Prokurori, Jasna Ercegoviq e pyeti  prokurorin Naum Panovski për sa kohë do të zhbllokohen paratë nga llogaria ime? Tha – për 15 ditë. Prokurori tha se bëhet fjalë për pagesë për zgjidhje ideore”, pohoi Liljana Todorovska, dëshmitare.

Pas një kohe Jasna Ercegoviq, e cila ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e Boki 13 në Lidhjen Ndërkombëtare, së bashku me ndihmësen e kanë marrë pensionisten nga shtëpia, e cila  në atë moment ka qenë në karrocë për shkak të aksidentit automobilistik. E kanë dërguar në bankë. Por, për t’i tërhequr paratë, banka fillimisht u ka marrë  450 mijë denarë për një kredi të vjetër të Todorovskës. Më pas paratë janë përgatitur dhe janë vendosur në një qese të verdhë.

„P: Ju tërhoqët para nga llogaria për t’ia dhënë ndihmëses së Bokit? O: “Unë nuk i nxora paratë, ajo vetë i mori nga thesari”, theksoi Liljana Todorovska, dëshmitare.

Avokati i Boki 13 thotë se Todorovska ka thënë një sërë gjërash jo logjike.

“Dëshmitare krejtësisht e pabesueshme e cila nuk e foli të vërtetën dhe e cila gënjeu brutalisht në çdo pjesë të deklaratës së saj, ndërsa cilat janë arsyet unë nuk i di”, tha Sasko Dukovski, avokat.

Para Todorovskës dëshmoi e dëmtuara Jovanka Kuhar, e cila tha se Boki 13 i ka dhënë 250 mijë euro për të investuar në një projekt. Por ai ka kthyer vetëm 80 mijë. Në rastin Lidhja Ndërkombëtare, përveç Boki 13, të akuzuar për pastrim parash dhe mashtrim janë edhe ndihmësja e tij, babai i tij, Jasna Ercegoviq dhe ish deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski.

Bojan Stojanovski