24 orë+

Liburn Aliu: Në Uashington u arrit marrëveshje historike për Serbinë, e jo për Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu e ka zhvlerësuar në tërësi marrëveshjen e arritur në Uashington të cilën presidenti i SHBA-së, Donald Trump e cilësoi si historike. Sipas Aliut, në Uashington është arritur marrëveshje historike për Serbinë, e jo për Kosovën, njofton 24-ore.info

“A u hoqëm ne, a u hoq reciprociteti përkohësisht, a shkove në takim, si dole: 10 me 0 për Serbinë. Kur ta heq reciprocitetin dhe pranon të ulesh me Serbinë i pabarabartë dhe Serbia atë don, avantazhin paraprak, pra unë nuk ulem me ty derisa ti mos ta heqësh reciprocitetin në mënyrë që pastaj ai të masakron në negociata… kështu dhe ndodhi”, tha në emisionin “PA MASKË”, Liburn Aliu.

Deklarimit të presidentit Trump se u arrit një marrëveshje historike, Liburn Aliu iu përgjigj me “… Për Serbinë, po. Për Serbinë është vërtetë marrëveshje historike, për neve jo. Serbia ka arrit me e hap derën e saj në Uashington, ka arritur që në Uashingon Kosova para saj të heq dorë nga emri i saj, i kushtetuës së Republikës së Kosovës, ka arritur që në Uashington Kosova të heq dorë nga reciprociteti dhe nga anëtarësime në organizata, pra nga identiteti i saj… dhe pastaj ka pranuar që të ndajë pasurinë e Kosovës me Serbinë dhe të hap derë që të flitet edhe për pasuri të tjera të Kosovës. Kjo është fitore e madhe që nuk ka mund kurrë Serbia të bëjë mbi Kosovën”, ka deklaruar Liburn Aliu, njofton 24-ore.info

Aliu ka deklaruar se Trumpit i duhej një marrëveshje e tillë urgjente para zgjedhjeve presidencale në SHBA në mënyrë që të deklarojë se ai ka ka ndikuar që të ndalohen vrasjet midis serbëve dhe shqiptarëve dhe i ka bërë që të përqafohen midis vete. Madje, sipas tij, një sukses tjetër i Serbisë në diplomaci, falë politikës së saj agresive është fakti se tashmë edhe në Uashington diskutohet se është gabuar në të kaluarën pse është bombarduar ky shtet nga NATO dhe se ky diskurs tashmë është pjesë e fushatës elektorale në SHBA./24-ore.info