24 orë+

Liburn Aliu: Marrëdhëniet e VV-së më SHBA-në janë më të mira se kurrë më parë

Sai përket etiketimeve se Lëvizja Vetëvendosje është anti- amerikane, i ftuar në emisionin “PA MASKË”, deputeti Liburn Aliu ka deklaruar se tashmë ekziston një koleksion vulash dhe etiketimesh që i mveshin këtij subjekti politik nga kundërshtarët politik, njofton 24-ore.info

“Vulat për Lëvizjen Vetëvendosje kanë qenë gjithmonë aty, një koleksion i tërë i vulave të kundërshtarëve tanë që herë na vënë njërën, herë tjetrën. Herë je komunist, herë je anarkist, herë je nacist, herë islamist… herë je anti – amerikan. Kështu të gjitha vulat e mundshme janë të gatshme të cilat iu kanë mveshur Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë deputeti Aliu.

Aliu ka deklaruar se subjekti që ai përfaqëson sot i ka marrëdhëniet me të mira sesa kurrë më parë me të gjitha shtetet, duke përfshirë edhe SHBA-në, të cilat në raportin departamentit të shtetit amerikan e kanë vlerësuar me nota pozitive angazhimin e qeverisë të udhëhequr nga ish kryeministri Albin Kurti në luftimin e krimit dhe korrupsionit. /24-ore.info