24 orë+

Liburn Aliu: Gjykatën Speciale e sollën dështimet e diplomacisë së përbërë nga të afërm dhe familjarë të pushtetit

Sipas deptetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, shteti i Kosovës, përkatësisht diplomacia e jashtme, ka dështuar të argumentojë krimet e luftës të bëra nga Serbia në Kosovë. Në emisionin “PA MASKË”, Aliu ka deklaruar se edhe sot e kësaj dite Serbia mbetet e njëjta, por ajo ka arritur që në skenën ndërkombëtare ta ndryshojë fytyrën e saj, njofton 24-ore.info

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Ne duhet ta kemi parasysh se e kemi Serbinë përballë, një shtet i organizuar dhe një shtet serioz. Mbase ka qenë detyrë e jona që gjatë këtyre viteve edhe ne të jemi seriozë karshi saj. Ne nuk kemi qenë seriozë karshi Serbisë sepse paditë dhe argumentimi i luftës nuk kanë qenë prioritet i joni. Institucionet e Kosovës kanë dështuar në luftën karshi Serbisë mbi dhunën që është shkaktuar në luftë. Ne kemi qenë edhe të masakruar, por nuk kemi arritur mirë ta argumentojmë këtë, ndërkohë që Serbia me pak dëshmi, shumëherë edhe të rreme, ka arritur të ndërtojë storie duke e kriminalizuar luftën e popullit tonë. Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë, Serbia nuk ka ndryshuar”, ka deklaruar Liburn Aliu. Ai është shprehur se Serbia gjatë këtyre viteve vetëmse ka arritur në arenën ndërkombëtare ta ndryshojë fytyrën e saj dhe të rregullojë marrëdhëniet diplomatike me shtetet tjera, duke e focuar mbështetjen diplomatike karshi diplomacisë së Kosovës.

“Ne kemi qenë të plogësht. Diplomacia jonë ka qenë shumë e plogësht. Diplomacia jonë ka qenë diplomaci ku janë punësuar të afërmit”, ka thënë Aliu, i cili është shprehur se në mungesë të një diplomacie profesionale që do ta mbronte edhe të kaluarën, edhe do ta ndërtonte imazhin e Kosovës. Ai është shprehur se janë të shumtë hapat që kanë sjellë deri tek Gjykata Speciale,  e jo veç thjeshtë votimi në Kuvendin e Kosovës./24-ore.info