Lajme

Librazhd/ Makina del nga rruga, plagosen 3 anëtarë të një familjeje

Një aksident automobilistik me disa të plagos

Një aksident automobilistik me disa të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Bëhet fjalë për Valmir Baçe (61 vjeç), nënën e tij Myriban Baçe (69 vjeç) dhe motrën Adelina Baçe.

Valmiri dhe Adelina janë transportuar me urgjencë në spital. Ndërsa Myriban Baçe raportohet se ka pësuar plagë të rënda dhe si pasojë është dërguar në spitalin e Traumës, në kryeqytet.

Paraprakisht dyshohet se makina e 61-vjeçarit ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka dalë jashtë trasesë së rrugës, gjatë një parakalimi të gabuar, duke u përplasur me një masiv shkëmbor në anë të rrugës.