Lajme

Liberalizimi i vizave, më 26 e 27 nëntor caktohet takim mes delegacionit kosovar dhe atij francez

Më 26 dhe 27 nëntor do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Francës për liberalizimin e vizave.

Këtë  e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai ka thënë se do të mbahet një takim virtual i delegacioneve nga ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe asaj të Francës për bashkëpunimin bilateral, me fokus në çështjen e heqjes së vizave.

Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve.

Postimi i plotë:

Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave.

Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave.

Aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Presidentit të Republikës së Francës z. Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme.

Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve.