Një 55 vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksident rrugor. Ai udhëtonte me një çiklomotor kur u përplas nga makina. Policia njofton se :
“Në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Kryqezimi I Shënkollit”, mjeti me drejtues shtetasin Xh.N.,32 vjeç,banues në Kurbin është përplasur me mjetin çiklomotor me drejtues T.D, 55 vjec, banues në Grykë Lumi,Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit Xh.N.,është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.
Etiketa: aksident, Lezhë, Vdekje