Showbiz

Leonora Jakupi e papërmbajtshme në shpenzime/ Rreth 26 mijë euro për një dalje televizive

Leonora Jakupi është ndër personazhet që rallë

Leonora Jakupi është ndër personazhet që rallë shfaqet në media. Ndaj çdo dalje e saj, shoqërohet gjithnjë me shumë sharm. Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” ku në sy ra veshja dhe aksesorët që mbante. Faqja, “What they wearin” ka zbuluar se pikërisht për këtë dalje televizive, këngëtarja ka shpenzuar një shifër marramendëse.





Ajo ka harxhuar 25.400 euro për orën e saj, ndërsa vathët që janë të markës “Louis Vuitton” i kanë kushtuar 490 euro. Do të thotë se për një dalje televizive, këngëtarja ka shpenzuar në total 25.890 euro. Natyrisht që këtu nuk llogaritet vlera e fustanit apo e këpucëve.