Lajme

Lenjani: Emergjenca është e mbipopulluar me pacientë

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klini

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, ka reaguar pas deklaratave të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj se situata me pandeminë është nën kontroll, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se klinika që ai udhëheqë është e mbipopulluar me pacientë, derisa ka shtuar se sukseset e prezantuara i sheh me dyshime.

“Shqetësimi i shërbimeve emergjente është për sëmundjet të cilat po presin për procedurë dhe veprime mjekësore. Agjencitë që po i tregojnë sukseset, unë i shoh me mëdyshje.

Klinika Emergjente është e mbipopulluar me pacientë. Deri para tri jave nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet, kurse tash pas zgjedhjeve po flasim për shtim masash. Ka një stërmbushje me pacientë në spitalet tona”, ka deklaruar Lenjani./Insajderi.com