Kosovë

Lëndohen rëndë dy persona në aksidentin në Gllarevë, pesë të tjerë në afërsi të Zllakuqanit

Dy aksidente të ndara kanë ndodhur në dy fshatra të Klinës, brenda një ore, njëri në Gllarevë e tjetri në afërsi të Zllakuqanit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në dy aksidentet janë lënduar pesë persona, 2 nga të aksidentuarit në Gllarevë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetetësore dhe po dërgohen për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Aksidenti në Gllarevë ka ndodhur mes dy veturave, i njëjti ka përfunduar me dy persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, sipas informacioneve të para ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Gashi.