Kronika e Zezë

Lëndohen 10 punëtorë në Kumanovë

Dhjetë punëtorë janë lënduar gjatë kryer

Dhjetë punëtorë janë lënduar gjatë kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në lokacion në rrugët “Vasko Karangellevski” dhe “AVNOJ” në Kumanovë, kanë informuar sot nga Spitali i përgjithshëm i Kumanovës, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga SPB Kumanovë.
Punëtorët e lënduar janë transferuar në Qendrën Urgjente në Kumanovë, ndërsa dy janë transferuar në Shkup.
Nga SPB Kumanovë kanë konfirmuar se tek ata është denoncuar rasti dhe se ka punëtor të lënduar. Ata kanë dalë në teren për të kryer hetime.