Sport

Leedsi interesohet për Draxlerin

Leeds Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Julian Draxler, kanë raportuar të enjten mediumet angleze.

Draxler pritet të largohet nga ekipi francez gjatë afatit kalimtar të janarit dhe te Leedsi po shihet si përforcim ideal për mesfushën.

Këtë edicion, Draxler 27-vjeçar ka nëntë paraqitje në Ligue 1, ku ka shënuar shënuar dy gola dhe ka asistuar një tjetër.

Ekipi anglez beson se mund të sigurojë shërbimet e mesfushorit gjerman për një çmim të ulët duke pasur parasysh se kontrata e Draxlerit te PSG-ja, skadon në fund të këtij edicioni.

Draxler është pjesë e PSG-së, prej janarit të vitit 2017 kur kaloi nga Wolfsburgu për 36 milionë euro. Karrierë ka bërë edhe te Schalke.