Sport

Lazio e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Milanit

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit italian Laz

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit italian Lazio – AC Milan.

Vendasit janë në epërsi me rezultat minimal 1 – 0, njofton Insajderi.

Ishte Joaquin Correa që pranoi një top të bukur nga Immobile dhe arriti ta tejkalojë portierin dhe ta konkretizojë në gol në minutën e dytë të ndeshjes.

Pas atij goli, skuadra e Milanit ishte më kërkuese, por assesi s’ia dolën të gjejnë rrugën drejt golit.

Nga ana tjetër, Lazio shënoi sërish me anë të Lazzarit, por goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse do mbetet ky rezultat dhe nëse do luajë ylli i Kosovës, Vedat Muriqi që momentalisht është në stol./Insajderi.com