Kosovë Shqipëri

Latifi kritikon Mero Bazen: Në Tiranë ka një pasion për të normalizuar nacionalizmin serb

Profesori universitar Blerim Latifi ka kritikuar një deklaratë të opinionistit Mero Baze të thënë në një intervistë.

“Mero Baze paska thanë : “Në emër të nacionalizmit shqiptar ka rrezik të lind një Millosheviq i ri shqiptar,  për ta vrarë Kosovën e Shqipërinë, e për ti bë një shërbim Serbisë”. Ta krahasosh nacionalizmin shqiptar me nacionalizmin serb, do të thotë se nuk e njeh asnjërin. Dhe në mënyrë implicite t’i bësh shërbim nacionalizmit serb. Në Tiranë ka një pasion të papërmbajtur të disa opinionistë për ta normalizuar nacionalizmin serb.”, ka shkruar ai në Facebook.