Showbiz

Largohet nga muzika edhe Rina Balaj, çfarë po ndodh me “OnRecords”?

Reperja Rina Balaj ka lënë muzikën e tashmë

Reperja Rina Balaj ka lënë muzikën e tashmë nuk është më pjesë e OnRecords. Met Elshani ka treguar se edhe një nga artistët më të njohur të tij, Rina Balaj, nuk është më pjesë e tyre. Rina ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram dhe fansat e kanë vërejtur këtë gjë, duke kërkuar shpjegime. E është vet menaxheri i Rinës dhe OnRecords, Met Elshani, i cili ka dhënë një sqarim për këtë gjë. Ai ka zbuluar se Rina Balaj nuk është më pjesë e labelit OnRecords, e madje ajo ka vendosur të heqë dorë nga muzika në përgjithësi. Sipas Elshanit, ka qenë dëshirë e Rinës ta lë muzikën.





Ndërsa për llogarinë e ‘Instagram’-it, ai ka sqaruar se ai është pronë e kompanisë dhe se do t’i mbetet atyre me kontratë. Rina ishte edhe artistja e fundit nga gjenerata e artistëve që kanë sjellë suksese labelit, e siç duket, ndryshe nga Mozzik e Getinjo, Kida dhe Fero, të cilët janë larguar për të vazhduar si artistë të pavarur karrierën e tyre, Rina tani për tani nuk ka plane për muzikë të reja.