Lajme

Largimi i Bashkim Koplikut – Rama: Do të më mungojnë mesazhet e mikut që s’takova kurrë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar fill pas vdekj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar fill pas vdekjes së ish- zv/kryeministrit Bashkim Kopliku nga pandemia Covid-19.

Në një postim në “Facebook”, Rama e cilëson si një njeri të rrallë, koherent mes asaj që fliste dhe bënte, si një burrë të ndershëm, fisnik dhe kokëfortë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai gjithashtu tregon se me Koplikun nuk ishte takuar asnjëherë, ndonëse kishin krijuar miqësi përmes mesazheve telefonike.

“Ai më shkruante shpesh, me pak fjali, opinionin e vet kritik për punë të caktuara të qeverisë apo sugjerimin e tij në momente të nxehta politike”, shkruan Rama duke mos kursyer krahasimet me ata që ai i konsideron “parimorë të ulët mediatikë”.

“Do të më mungojnë mesazhet e Bashkimit” , – vijon kryeministri -, “mikut që s’e takova kurrë, por e desha mu si një personazh, me të cilin mbetesh përgjithmonë në lidhje të pakonfirmuar.”

Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”:


Etiketa: , ,