Lajme

“Lamtumirë mjeshtër” – Meta: Ndarja nga jeta e kolosit Avni Mula, humbje e madhe

Presidenti Ilir Meta e konsideron ndarjen nga j

Presidenti Ilir Meta e konsideron ndarjen nga jeta të artistit të madh Avni Mula, “humbje të madhe që lë pas shumë dhimbje”.

Në një postim në “Facebook”, Meta shpreh ngushëllimet e tij për familjen Mula dhe komunitetin e artistëve, ndërsa e cilëson kompozitorin që u nda mbrëmë nga jeta, një personalitet të jashtëzakonshëm, intelektual të spikatur, model të përhershëm qytetarie, si dhe figurë të dashur dhe të respektuar nga të gjithë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Postimi i presidentit Ilir Meta në “Facebook”:

Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë!

Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!

Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve!

Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij!

Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!


Etiketa: ,