Sport

Lakers mposht Denver Nuggets – rezultatet në NBA

Anthony Davis udhëhoqi Los Angeles Lakers-in pë

Anthony Davis udhëhoqi Los Angeles Lakers-in për të arritur fitoren me rezultatin 93:89 kundër Denver Nuggets mbrëmë, njofton Insajderi.

Davis përfundoi ndeshjen me 25 pikë dhe shtatë kërcime, duke përfshirë edhe bllokun fitues të lojës ndaj Facu Campazzo të Nuggets në dhjetë sekonda të mbetura.

Alex Caruso shënoi 11 pikë për ekipin fitues, ndërsa Kentavious Caldwell-Pope, Marc Gasol dhe Talen Horton-Tucker kishin nga dhjetë pikë.

Për skuadrën Nuggets, Nikola Jokic shënoi 32 pikë dhe Michael Porter Jr 19 pikë.

Lakers i dha fund një serie humbjesh prej tre ndeshjesh, duke përmirësuar bilancin me 37 fitore dhe 28 humbje, ndërsa Nuggets pësuan humbjen e tyre të 22-të në Konferencën Perëndimore.

Rezultatet:

Detroit Pistons – Orlando Magic 112:119

Washington Wizards – Indiana Pacers 154:141

New Orleans Pelicans – Golden State Warriors 108:123

Atlanta Hawks – Portland Trail Blazers 123:114

Chicago Bulls – Philadelphia 76ers 94:106

Memphis Grizzlies – New York Knicks 104:118

Utah Jazz – San Antonio Spurs 110:99

Los Angeles Lakers – Denver Nuggets 93:89

/Insajderi.com