Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë nënstacionit elektrik në Lezhë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka pikasur autorin duke u larguar.
Gazeta Mapo mëson se policia ka shkëmbyer zjarr me autorin. Policia i ka bërë apel që të ndalojë, por ai ka qëlluar drejt uniformave blu. Edhe policia i është përgjigjur zjarrit. Nuk ka të raportuar për të plagosur deri më tani.
Në Lezhë u tentua që të vritej një person.
Aktualisht policia po zhvillon një operacion për arrestimin e autorit, ku zona pranë nënstacionit elektrik po mbahet e rrethuar.
Vijon…