24 orë+ Lajme

Lajmi i fundit: Njësia Speciale aksion në Shtërpcë

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke e zhvilluar një aksion në Shtërpcë

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari ka thënë se bastisjet janë duke vazhduar.

“Po, është duke u zhvilluar një aksion. Ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet. Ende s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari

Ndryshe, sipas raportimeve të mediave, aksioni ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Kallxo.com raporton se janë bastisur mbi dhjetë lokacione, prona dhe shtëpi të ish-kryetarit të Shtërpcës dhe të zyrtarëve tjerë të lartë të Listës Serbe