Lajme

Lajmi i fundit/ Digjet një makinë në Korçë, ja çfarë dyshohet

Një automjet është përfshirë nga flakët k

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, makina tip “Ford” u dogj në zonën e njohur City Center. Nga raportimet e fundit nga vendngjarja, nuk ka persona të lënduar. Ende nuk ka detaje zyrtare për shkaqet e zjarrit, por dyshohet se është aksidentale. Policia dhe zjarrfikësja mësohet se kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.


Etiketa: , ,